Pushimet pranverore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare
2024-04-04 10:51:06

Foto  nga Portali shkollor

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar këtë javë nisën ditët e pushimit pas semestrit të dytë, nga data 1 deri më 5 prill, duke përfshirë të shtunat e të dielat. Plot 9 ditë pushimi  janë  një mënyrë mjaft e mirë që fëmijët të  pushojnë, të luajnë dhe të argëtohen, në mënyrë që kur të kthehen në shkollë, të vijnë me energji të reja për periudhën e tremujorit të fundit, semestrit të tretë. Gjithashtu edhe mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Si i kanë pritur nxënësit e 9-vjeçares pushimet e këtij semestri? Për mikrofonin e Radio Ejani, disa nxënës nga klasa e dytë deri në të gjashtën Ajla, Amaris, Rajli dhe Franklin, tregojnë pushimet e tyre

Ajla, nxënëse e klasës së pestë

CMG: Si e pret ti Ajla  javën e pushimit pas mbylljes së semestrit të dytë?

Ajla: Unë i pres këto pushime mjaft e gëzuar, pasi është edhe festa e Pashkës. Ka edhe festa të tjera, por edhe vëllai im ka ditëlindjen dhe mezi po i pres sepse disa shokë të tij dhe të afërmit tanë do vijnë që ta festojnë bashkë me ne.

CMG: Do të ndihmojnë këto pushime që të rikthehesh në shkollë në semestrin tjetër me energji të reja dhe të mësosh edhe më shumë?

Ajla: Shpresoj që po.

CMG: Ke ndonjë libër të preferuar që do e lexosh gjatë pushimeve?

Ajla: Unë kam të preferuar dhe do lexoj librin “Dhëmbi i bardhë”, pasi është një libër shumë i bukur dhe  shpresoj që edhe fëmijë të tjerë ta lexojnë.

Amarisi, nxënës që së shpejti mbush 8 vjeç

CMG: Gjatë pushimeve të shkollës ti ke dhe ditëlindjen. Si do t’i kalosh këto pushime? A je i kënaqur që ke një javë pushim, apo do të mungojë shkolla dhe shokët?

Amaris: Do më mungojnë shokët dhe shkolla.

Foto nga portali  shkollor

Foto Zëri

CMG: Argëtohesh më shumë në shkollë?

Amaris. Po.

CMG: Ke ndonjë libër jashtë klase të preferuar që do ta lexosh gjatë pushimeve?

Amaris: Po, librin “Piktori i vogël i mrekullive”.

CMG: Pushime të mbara!

Rajli, 9 vjeç, nxënëse në klasën e dytë

CMG: Si i pret këto pushime, ku do i kalosh?

Rajli: Unë kam shkuar në muajin mars në Romë, kur të vijë muaji maj do shkoj në Spanjë ose në Itali afërsisht më datë 17 maj.CMG: Ne po flasim për pushimet që janë tani në muajin prill.

Rajli: Ndoshta jashtë shtetit, ose në Durrës.

CMG: Nuk e ke vendosur ende?

Rajli: Nuk e kemi vendosur se ku do shkojmë tani.

Foto nga Natal Media

CMG: Të pëlqen që je pushim një javë?

Rajli: Po, më pëlqen që do jem pushim, por unë mezi pres që të shkoj jashtë vendit, në Itali dhe në Spanjë.

Franklin

CMG: Si i pret pushimet e prillit?

Franklin: Unë kam dëshirë që të shkoj në Gjermani te tezja.

CMG: Të pëlqejnë më shumë pushimet apo shkolla?

Franklin: Më pëlqen shkolla, por edhe pushimet.

CMG: Kalofsh bukur pushimet! Suksese në shkollë!

Dëshirat e fëmijëve janë nga më të ndryshmet, dikush preferon të udhëtojë brenda vendit, e dikush jashtë. Disa preferojnë të luajnë me shokët e shkollës, e disa preferojnë të lexojnë librin e preferuar. Është mirë që të gjithë nxënësit në këtë periudhë të kenë mundësinë që ta shfrytëzojnë kohën për të luajtur me njëri-tjetrin si dhe të shijojnë natyrën, me angazhime dhe aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj.

E rëndësishme është që ata pushojnë, pasi është shumë e domosdoshme, sidomos pas ngarkesave të provimeve të semestrit të dytë, më në fund do të ketë disa ditë pushimi për t’u argëtuar, por edhe për të kaluar më shumë kohë me familjen. Kjo mendohet se është një strukturë mjaft efikase, duke u dhënë më tepër frymëmarrje të dyja palëve si nxënësve ashtu dhe mësuesve. Sigurisht që fëmijët do të kenë mjaftueshëm kohë për të luajtur në ajër të pastër, për të biseduar me shokët  e shoqet, për të shijoni natyrën në këto ditë të bukura pranverore. Gjatë pushimeve nxënësit nuk duhet të shkëputen nga leximi. Mos iu ndani librit dhe leximit! Bashkë me prindërit, vëllezërit apo motrat, lexoni libra të bukur për moshën tuaj!.

Intervistoi  Sava Lena