Ministri Mazniku: Po punohet që gjatë këtij viti të rritet paga e punonjësve të bashkisë
2024-04-04 09:29:09

Ministri Mazniku (Foto Atsh)

Ministri Mazniku (Foto Atsh)

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi se qeveria po punon që në gjysmën e dytë të këtij viti të rrisë në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive, për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, shkruan “ATSH”.

Ministri Mazniku theksoi se në këtë përpjekje edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre, duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve.

Në një njoftim të ministrisë thuhet se gjatë një takimi me kolegët e Ministrisë së Financave u diskutua edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do të prezantohet financimi mbi bazën e performancës.

Sipas ministrit Mazniku, bashkitë që kanë rezultate më të mira do të marrin më shumë para. (Irma)