Ministri Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet
2024-04-04 11:20:19

Ministri Balla (Foto Rtsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shqipëri po transformohet dhe po i afrohet standardeve të vendeve anëtare të BE-së.

“Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim”,- deklaroi ministri Balla, në takimin në Ministrinë e Brendshme, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave e ambasadave në Tiranë që kanë dhënë e japin kontribut për shërbimin zjarrfikës shqiptar, shkruan “RTSH”.

Ministri Balla theksoi se edhe në Shqipëri duhen ngritur modelet e suksesshme, siç janë në Europë, të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit. (Irma)