Instituti i Statistikave: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.44% gjatë vitit 2023
2024-04-04 12:04:41

Tirana (Foto Atsh)

Tirana (Foto Atsh)

Instituti i Statistikave bëri të ditur se në tremujorin e katërt 2023 pati një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.80%, kundrejt tremujorit të katërt 2022.

Sipas raportit të INSTAT-it, PBB-ja për vitin 2023, mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3.44% krahasuar me vitin 2022, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me rritje prej 0.79%, sipas INSTAT-it.

Kontribut pozitiv në rritjen e ekonomisë dhanë degët: ndërtimi me 1.28%, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 1.01%; aktivitete profesionale dhe shërbime administrative me 0.66%; aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.58%; arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0.46%.

INSTAT bën të ditur se negativisht kontribuoi grupi “bujqësi, pyje dhe peshkim” me 0.72% dhe “industri, energji dhe uji” me 0.23%.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas INSTAT-it, rritje ka pësuar edhe konsumi me 1.55%, i cili u nxit nga turizmi.

Vlerësimet e institucioneve financiare parashikojnë që rritja ekonomike do të jetë rreth kësaj shifre edhe përgjatë vitit 2024. (Irma)