Çelet ekspozita me rastin e 100-vjetorit të nisjes së gërmimeve në Parkun Arkeologjik Bylis
2024-04-03 17:55:54

Parku Arkeologjik Komb毛tar Bylis (Foto ATSH).jpg

Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis (Foto ATSH)

Në ambientet e Trapezarisë në Parkun Arkeologjik Kombëtar Bylis u çel ekspozita me foto nga thesaret e ikonografisë që ruhen në Muzeun Ikonografik Onufri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh se ky aktivitet vjen si bashkëpunim mes dy institucioneve në nderim të 100-vjetorit të fillimit të gërmimeve arkeologjike nga Leon Rey, bën të ditur “ATSH”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj si një mundësi e mirë për të promovuar Muzeun Ikonografik Onufri në një nga parqet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri. (Elona)