Balluku në kantierin e aksit Orikum-Dukat: Do të mbajë fluksin e trafikut drejt jugut
2024-04-03 16:46:48

Balluku (Foto ATSH)

Punimet në aksin Orikum-Dukat janë drejt përfundimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet e rrugës që sipas saj do të ndihmojë shumë turizmin, banorët e zonës, si dhe do t’i shërbejë aeroportit të Vlorës.

Balluku tha se kjo rrugë do të përmbushë të gjitha parametrat për t’u lidhur edhe me pjesën e rrugës së re që po ndërtohet matanë Orikumit, edhe me tunelin e Llogorasë. Do të mbajë të gjithë fluksin e trafikut që do të vijë nga aeroporti i Vlorës për në drejtim të jugut, shkruan “ATSH”.

Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me tunelin e Llogorasë. (Elona)