U regjistrua mbi 2.27 milionë udhëtime jashtë Hongkong-ut gjatë festës së Pashkëve
2024-04-02 21:11:56

CFP

Banorët e Hongkong-ut në Portin Zhuhai të urës Hong Kong-Zhuhai-Makao/CFP

Banorët e Hong Kongut kryen mbi 2.27 milionë udhëtime jashtë Hongkong-ut gjatë festës së Pashkëve, si dhe mbi 1.9 milionë udhëtime në Kinën kontinentale, sipas të dhënave paraprake nga Departamenti i Emigracionit i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut.

Porti Zhuhai i urës Hong Kong-Zhuhai-Makao (HZMB) shënoi  mbi 19,000 automjete në hyrje dhe në dalje të hënën, një rekord që nga hapja e tij, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën.

Shifra tejkaloi rekordin njëditor prej 18,400 automjetesh shënuar më 31 mars, sipas stacionit të inspektimit kufitar të HZMB, që është kalimi më i gjatë në botë me urën dhe tunelin në det.(Xu Guang)