Hyn në fuqi ligji “Për lojërat e fatit” vetëm online
2024-04-02 11:02:10

Lojerat e Fatit (Foto Zeri.al)

Lojerat e Fatit (Foto Zeri.al)

Më 1 prill hyri zyrtarisht në fuqi ligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, njofton “ATSH”.

Ligji parashikon rikthimin e basteve sportive, por vetëm në formën online. Ai ka për qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive.

Sipas këtij ligji, çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari duhet të aplikojë për licencë, në përmbushje të kritereve që parashtron legjislacioni.

Ligji parashtron se nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të jepen në total 10 licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti me periudhë jetëgjatësie 10 vite.

Hapja e basteve sportive online pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë të ardhura në vit. (Fatosi)