Rekord historik i vëllimit të mallrave të transportuara nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos
2024-04-02 21:04:53
CFP
Vëllimi i mallrave të importuara dhe eksportuara nëpërmjet Hekurudhës Kinë-Laos arriti një rekord tremujor prej 1.38 milionë tonësh nga janari deri në mars, me një rritje prej 33.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Doganës së qytetit Kunming në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore.
Kjo hekurudhë, një projekt historik i bashkëpunimit me cilësi të lartë i nismës "Një brez, një rrugë", filloi funksionimin në dhjetor 2021. Hekurudha prej 1035 kilometrash lidh Kunmingun me kryeqytetin e Laosit, Vientiane,.(Xu Guang)
Lajmet Kryesore