Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi uron kryeministrin e ri palestinez Mustafa
2024-04-02 20:53:50

CFP

CFP

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze dhe Ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi të hënën një mesazh urimi Mohammed Mustafa për detyrën e re si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Emigrantëve të Shtetit të Palestinës.

Wang Yi tha se Kina dhe Palestina janë miq dhe partnerë të mirë që mbështesin dhe besojnë te njëri-tjetri. “Kina i kushton vëmendje të madhe situatës aktuale në Gaza dhe do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët për të nxitur një armëpushim të menjëhershëm dhe përfundim të luftës, për të lehtësuar në mënyrë efektive krizën humanitare dhe për të bërë përpjekje të pandërprera për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze sa më parë.(Xu Guang)