Subvencionimi i bujqësisë synon financimin 100 për qind të vlerës për fermerët e bashkuar
2024-04-02 11:15:17

Bujqesia (Foto Shqiptarja.com)

Skema Kombëtare e subvencioneve në bujqësi e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve me qëllim rritjen e numrit të përfituesve, shkruan “RTSH”.

Risitë e këtij viti janë heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.

Bëhet fjalë për fermerët e bashkuar në bujqësi, në blegtori e bletari.

Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skemën e naftës pa akcizë. Grupi i fermerëve që ka mbi 10 ha tokë do të marrë 100% të vlerës së naftës.

Skema Kombëtare e vitit të kaluar pati një fond prej 51 milionë dollarë dhe përfituar 65 mijë fermerë.

Këtë vit fondi parashikohet të jetë mbi 55 milionë dollarë dhe numri i fermerëve më i madh. (Fatosi)