Hulumtimi: Rreth 14.000 vdekje nga pritjet e gjata në urgjencë në Britani në vitin 2023
2024-04-02 11:44:11

Urgjenca ne Britani (Foto Metro.uk)

Është vlerësuar se ka pasur rreth 14.000 vdekje të panevojshme në vitin 2023 lidhur me pritjet 12 orëshe ose më shumë në urgjencat në Mbretërinë e Bashkuar, bëhet e ditur në një hulmumtim të publikuar nga Kolegji Mbretëror i Mjekësisë Emergjente (RCEM), për të cilin u përdor një metodë e quajtur Raporti Standard i Vdekshmërisë, i cili llogarit se do të ketë një vdekje shtesë për çdo 72 pacientë që përjetojnë një pritje prej tetë deri në dymbëdhjetë orë përpara pranimit të tyre, shkruan “Xinhua”.

Hulumtimi zbuloi se më shumë se 1.5 milionë pacientë prisnin 12 orë ose më shumë në vitin 2023 dhe vlerësoi se mesatarisht mbi 268 pacientë vdiqën çdo javë për shkak të pritjeve prej 12 orësh ose më shumë.

Sipas një plani të ofrimit për rikuperimin e shërbimeve të Urgjencës, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Britanisë vendosi në mars objektivin që gati 76 për qind e pacientëve të pranoheshin ose të transferoheshin nga spitali brenda katër orëve. Sidoqoftë, hulumtimi i RCEM zbuloi se, në shkurt 2024, vetëm 56.5 për qind e pacientëve përmbushën objektivin e katër orëve, një rënie prej 1.5 pikë përqindje krahasuar me kohën kur u shpall plani.  (Irma)