Foto nga VCG
Sektori i mikrofinancës gjatë vitit 2023, disbursoi 56 miliardë lekë kredi, ose pothuajse 540 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, cituar nga “ATSH”, portofoli i kredisë së dhënë nga mikrofinanca u rrit me 14% krahasuar me një vit me parë dhe zë 7% të portofolit të totalit të kredisë për ekonominë shqiptare.
Foto nga VCG
Në sektorin e mikrofinancës kryeson kredia në monedhën vendase lek, çka ka sjellë rënie të efektit nga ndryshimet e kursit të këmbimit valutor.
Në fund të vitit 2023, kredia në lekë përbënte rreth 70% të vlerës totale të portofolit të kredisë.
Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, ku vend të rëndësishëm zë edhe sektori agro.
Foto nga VCG
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës, sektori numëron 1919 të punësuar, prej të cilëve 951 oficerë kredie. 10 kompanitë e mikrofinancës numërojnë në total një rrjet prej 290 degësh të shtrira në gjithë vendin. (Irma)