Filloi "Nga Pekini në Paris - Turneu Olimpik i Artistëve Kinezë dhe Francezë", ekspozitë e Grupit Mediatik të Kinës(CMG)
2024-04-02 19:49:35

CMG

CMGGrupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi të martën veprimtaritë e ekspozitës së artit kinez "Nga Pekini në Paris - Turneu Olimpik i Artistëve Kinezë dhe Francezë".  Në verprimtari ishin të pranishëm Presidenti i CMG-së, Shen Haixiong, drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës, Wu Weishan dhe ekspertja e dizajnit artistik dhe artizanatit Dunhuang, Chang Shana.

Sipas  marrëveshjes së arritur nga krerët e shteteve të Kinës dhe Francës, në këtë ekspozitë janë përfshirë shumë artistë si drejtuesit e arteve, ekspertja e dizajnit artistik dhe artizanatit Dunhuang, Chang Shana, ish-drejtuesi i Akademisë Qendrore të Arteve, Jin Shangyi, etj.

Përfaqësuesi i CMG-së Xue Jijun u shpreh në fjalimin e tij se ky vit shënon 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës dhe Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë. Kina dhe Franca kanë qytetërime të shkëlqyera dhe organizimi i kësaj ekspozite synon forcimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve olimpike të Pekinit dhe Parisit, për të përhapur më tej frymën e kulturën olimpike.

CMG

CMG

Ekspozita e Artit Kinez "Nga Pekini në Paris - Turneu Olimpik i Artistëve Kinezë dhe Francezë" e orgnanizuar nga CMG-ja do të mbahet në maj të këtij viti në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave “Les Invalides” në Paris. Më shumë se 200 vepra të njohura nga mbi 100 artistë të shquar bashkëkohorë kinezë do të shfaqen për publikun francez.(Xu Guang)

CMG

CMG