Ministri Peleshi u bën thirrje të rinjve shqiptarë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
2024-04-02 11:17:38

Ushtare shqiptare (Foto Oranews)

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve shqiptarë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, shkruan “ATSH”.

Ministri tha se me 389 pozicione të lira në dispozicion është koha për të nisur një përvojë mbresëlënëse zhvillimi dhe krenarie, duke u bërë versioni më i mirë i vetes.

“Nuk ka kohë më të mirë për të bërë një hap drejt një karriere të suksesshme si ushtar apo detar profesionist në Forcat e Armatosura. Regjistrohu tani për të filluar rrugëtimin drejt një të ardhmeje të re”,- bëri thirrje ministri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes është deri më 12 prill. (Fatosi)