Biblioteka e Shkodrës dhuron libra për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali
2024-04-02 11:40:53

Biblioteke (Foto Oranews)

Nën moton “Dhuro një libër, dhuro një copëz Shqipëri”, biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” ka ndërmarrë një nismë për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali, të cilët po mësojnë gjuhën shqipe, njofton “ATSH”.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, deklaroi se përmes kësaj nisme përfitojnë fëmijët e shkollës shqipe “Migjeni” në Fano të Italisë, e cila nuk ka një bibliotekë të librit në gjuhën shqipe.

Koleksionet e çmuara të bibliotekës së Shkodrës e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave humane dhe filologjike.

Bazuar në fondin e librave në gjuhën shqipe, në fondin e periodikut, në bibliotekën e fëmijëve si dhe në mjetet e kërkimit, biblioteka është kthyer në një qendër promovimi dhe garantimi të edukimit të vazhdueshëm të qytetarëve. (Fatosi)