Ukraina dhe Gaza në qendër të vizitës së Sekretarit Blinken në Evropë
2024-04-02 15:53:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sekretari Blinken do ta nisë turin e tij në Paris, ku pritet të takohet me Presidentin Emanuel Macron dhe të bisedojë mbi mbështetjen për Ukrainën, shmangien e përshkallëzimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, dhe rikthimin e qëndrueshmërisë në Haiti.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës, që kurse Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj fqinjit të saj dy vjet më pare.

Zoti Blinken pritet të udhëtojë drejt Brukselit, për takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të NATO-s, ndërsa Aleanca shënon 75 vjetorin e saj.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, zoti Blinken pritet të takohet me homologun ukrainas Dmytro Kuleba dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.