Kamerat dokumentojnë faunën e egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut
2024-04-02 11:01:05

Shebeniku (Foto Atsh)

Shebeniku (Foto Atsh)

Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar një kolazh të botës së egër, mjaft të pasur të Parkut Kombëtar të Shebenikut.

“Të lejosh kafshët të jetojnë të qetë dhe në harmoni me natyrën është një përgjegjësi dhe detyrim i përbashkët”, shprehet AKZM-ja, citon “ATSH”.

Kamerat e vendosura në zonë kanë dokumentuar praninë e derrit të egër, kaprollit, lepurit të egër, dhelprës etj.

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë në pyje dhe shtimi i zonave të mbrojtura natyrore po sjellin gjithnjë e më shumë rigjenerimin e faunës së egër dhe të pasur të Shqipëri.

Parku Kombëtar i Shebenikut është në lartësitë nga 700 metra deri 2261 metra, në Shqipërinë lindore dhe është pjesë e Brezit të Gjelbër Europian. (Fatosi)