Turistët tërhiqen nga bukuria e Shirokës
2024-04-01 15:34:27

Shiroka (Foto Sotnews)

Shiroka (Foto Sotnews)

Zona e Shirokës, ndër më të bukurat në Liqenin e Shkodrës, ka ndryshuar rrënjësisht duke tërhequr edhe më shumë vizitorë, shkruan “RTSH”.

Dhjetëra turistë të huaj i ndesh në sheshin e kësaj zone turistike, kryesisht të ardhur nga Italia.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shiroka pritet të bëhet një destinacion i preferuar ditor, duke marrë parasysh afërsinë me qytetin e Shkodrës, ajrin e pastër, bukuritë e liqenit dhe gatimet e shijshme.

Krahas ndërtimit të molit, së shpejti pritet që të rikthehet edhe lundrimi mbi liqen. (Fatosi)