Kryeministri Rama: Arsimi profesional, kyç për nevojat e tregut të punës
2024-04-01 15:32:55

Arsimi profesional (Foto Atsh)

Arsimi profesional (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se konferenca mbi arsimin profesional, që u zhvillua në Tiranë, shënon një moment kyç për të diktuar nevojat e tregut të punës për zanate të caktuara dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor për një ekonomi inovative.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, kryeministri Rama tha se ambicia drejt këtij sektori synon të përfshijë mekanizma inovativë të financimit, zhvillimin e sistemit dual dhe përfshirjen e teknologjisë dhe infrastrukturës digjitale.

Konferenca dyditore kishte qëllim eksplorimin e qasjeve inovative, të cilat janë në harmoni me tendencat demografike, përparimet teknologjike, digjitalizimin dhe nevojat në zhvillim e sipër të tregjeve të punës dhe të sektorëve ekonomikë prioritarë. (Irma)