Besimtarët katolikë kremtojnë pashkën
2024-04-01 11:37:14

Veze pashke (Foto Cna.al)

Besimtarët katolikë shqiptarë kremtuan pashkën. Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ajo u drejtua nga imzot Arjan Dodaj, arqipeshv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, i cili ndau mesazhe paqeje dhe harmonie.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe e dashuri. Politika shqiptare uroi besimtarët me rastin e kremtimit të kësaj dite të shenjtë.

Presidenti Bajram Begaj, përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, uroi për të gëzuar e festuar të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.

“Pashka është kremtimi i një historie, më të madhes histori, të shpresës”,- deklaroi në urimin e saj kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Fatosi)