Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës nis dezinfektimin e hapësirave publike
2024-04-01 14:49:16

Dezinfektimi ne Tirane (Foto Atsh)

Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës ka nisur dezinfektimin e hapësirave publike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se këtij procesi i janë nënshtruar edhe këndet dhe ambientet e gjelbëruara.

“Me ardhjen e pranverës shfaqen dhe insektet e stinës. Ndaj, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë u krye shërbimi periodik i dezinfektimit në këndet e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara. Dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimi janë tepër të rëndësishme për t’i ofruar qytetarëve një ambient të sigurt”,- shkroi kryebashkiaku Veliaj. (Irma)