Paralizohen pikat kufitare shqiptare, Doganat greke paralajmërojnë grevë më 2-4 prill
2024-04-01 11:39:21

Dogana me Greqine (Foto Rtsh)

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 dhe deri në 04 prill në 08.00, njofton “RTSH”.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve drejt Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin Greqinë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Sipas burimeve nga Dogana e Kakavijës dhe Kapshticës, dy pika kryesore doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizë asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejt Greqisë. Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave bëri të ditur se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm, pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate. (Fatosi)