Banka e Shqipërisë njoftoi për rekord të remitancave në vitin 2023
2024-04-01 14:18:00

Remitancat (Foto Gazetadita)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se zgjerimi i komuniteteve shqiptare jashtë vendit po shoqërohet me një rritje të flukseve të parasë, shkruan “RTSH”.

Përgjatë vitit 2022, 989.000 individë morën nënshtetësinë e një vendi të BE-së, një rritje prej rreth 20 për qind krahasuar me vitin 2021. 50.300 prej tyre ishin shqiptarë.

Gjatë vitit 2023, shifra totale e remitancave vendosi një tjetër rekord të ri me 927 milionë euro.

Sipas BSH-së, kjo është një rritje prej 11.3 për qind krahasuar me një vit më parë. (Fatosi)