Zhvillohet në Fier konkursi i parë STEAM+ për talentet e reja
2024-04-01 14:50:32

Konkursi ne Fier (Foto Atsh)

Në Fier zhvillohet konkursi i parë STEAM+ për talentet e reja, me temë “Shqipëria e ardhmja jonë”, i cili synon mbështetjen e të rinjve të talentuar.

Drejtuesi politik i Partinë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ekspozita, ku ishin shfaqur punimet e nxënësve të gjimnazeve të qarkut, u shpreh se nga pjesëmarrësit do të përzgjidhen 6 projekte, shkruan “ATSH”.

Në konkurs marrin pjesë nxënësit e dalluar në shkenca natyre (biologji, kimi, matematikë, fizikë), inxhinieri (robotikë, elektronikë, mekatronikë, elektrikë, ndërtim) TIK (IT, programim, databazë), arkitekturë-dizajn, arte dhe krijimtari, nga të gjitha shkollat e mesme të qarkut të Fierit.

Balla tha se në përfundim do të përzgjidhen 6 projekte finaliste, të cilët do të marrin pjesë në konkursin final “National Steam Competition 2024”. (Irma)