Viti i pyjeve, Kumbaro: 1600 fidanë i shtohen parkut të Dajtit
2024-03-31 17:49:56

Dajti (Foto Wikimapia)

Dajti (Foto Wikimapia)

1600 fidanë të rinj iu shtuan Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit” si dhuratë për Vitin e Pyjeve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit publikoi pamje nga mbjelljet e reja, ndërsa u shpreh falënderuese që Viti i Pyjeve ka qenë një reflektim gjithëpërfshirës ndaj mjedisit, natyrës dhe ka zgjuar vëmendjen jo vetëm të institucioneve, por edhe komuniteteve e donatorëve, shkruan “ATSH”. Falë tyre, tha ajo, ka rezultate fantastike.

Krahas fushatës së pyllëzimit, e cila ka nisur prej disa muajsh në gjithë territorin e Shqipërisë, aktivitetet në kuadër të Vitit të Pyjeve kanë veçanërisht në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve. (Irma)