Kryeministri Rama: Po punohet për infrastrukturën e rrjetit të ujitjes dhe kullimit
2024-03-30 15:15:30

Sistemet e kullimit (Foto Atsh)

Sistemet e kullimit (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po punohet për infrastrukturën e rrjetit të ujitjes dhe kullimit.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga kanali i Havales në Elbasan, ku vijojnë punimet, kryeministri Rama tha se ndërhyrjet në kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhen në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, shkruan “ATSH”.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, investimet në këtë sektor sigurojnë që fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre gjatë sezonit veror, por edhe mos të kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve. (Irma)