Marrëveshja me Italinë për emigrantët, nisin punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër
2024-03-30 17:00:05

Punimet ne Gjader (Foto Rtsh)

Punimet ne Gjader (Foto Rtsh)

Në Gjadër të Lezhës ka nisur faza e parë e punimeve për ndërtimin e kampit të refugjatëve, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil, shkruan “RTSH”.

Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen me Italinë për emigrantët, me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimi i tyre në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit nga Italia.

Kryeministri shqitpar Edi Rama firmosi protokollin me homologen italiane, Giorgia Meloni, më 6 nëntor 2023, në Romë. (Irma)