Ministri Mete: Së shpejti, plan për nxitjen e kreditimit
2024-03-30 16:52:12

Ministri Mete (Foto Rtsh)

Ministri Mete (Foto Rtsh)

Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar i vendit pritet të dalin së shpejti me një plan për të nxitjen e kreditimit.

Qeveria kaloi së fundmi aktin normativ për sektorin e industrisë sovrane, duke përdorur instrumentin e Garancisë Sovrane.

Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, që do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë që, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”,- deklaroi ministri, citon “RTSH”.

Ministri Mete po ashtu theksoi se rritja e pagave që synohet të bëhet në qershor shkon pikërisht në këtë logjikë të pasjes së mundësisë që ky moment i mirë ekonomik të përkthehet në më tepër mirëqenie dhe mbështetje.

“Besojmë se rritja e pagave në sektorin publik do të jetë shtysë edhe për sektorin privat, siç rezulton se ka qenë dhe përtej kësaj, siç e kemi përmendur edhe më herët. Besoj se do të kemi hapësirë të bëjmë edhe disa lehtësime fiskale”,- deklaroi ministri Mete. (Irma)