Komiteti Qendror i PKK-së thekson rëndësinë e punëve të inspektimit
2024-03-29 21:11:08

foto: VCG

foto: VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së mbajti të premten një mbledhje për të shqyrtuar "Raportin e përgjithshëm mbi raundin e dytë të inspektimeve të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së". Mbledhjen e drejtoi Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping.

Në mbledhje u vu në dukje se Komiteti Qendror i PKK-së i kushton rëndësi inspektimit, duke nxitur forcimin e Partisë dhe disiplinimin e plotë dhe të rreptë të saj.

Gjithashtu u theksua nevoja për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë, duke krijuar lista të problemeve, detyrave dhe përgjegjësive për zbatimin e saktë.

Mbledhja vuri në dukje nevojën për të forcuar mbikëqyrjen ndaj liderëve kryesorë dhe ekipeve drejtuese, duke mbajtur një qëndrim të ashpër në luftën kundër korrupsionit. (Li Huailiang/Artan)