Arrestohen dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës për shkak të korrupsionit
2024-03-29 21:17:43

foto: VCG

foto: VCG

Në Shqipëri dy ish drejtuesë në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Një urdhër i dytë arresti, është lëshuar dhe për Taulant Tushen, ish Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”.