Kryeministri Rama: Turizmi, mungesë punonjësish të kualifikuar
2024-03-28 14:44:13

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Cna.al)

Industria e turizmit në Shqipëri po vuan për kapital njerëzor, megjithëse pagat janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me 3-4 vite më parë.  Nga Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, kryeministri Edi Rama  tha se për të adresuar mungesën e profesionistëve lind nevoja për një strukturë të re të marrëdhënies mes industrisë dhe aktorëve në sektorin publik, që nga qeveria në nivelin qendror, te bashkitë në nivelin vendor, shkollat profesionale shtetërore ose private, citon “ATSH”.

“Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim të pashmangshëm. Një arsyetim mbi nevojën e bashkërendimit të forcave. Mbi nevojën e investimit të përbashkët me kushte të qarta, me përfitim reciprok. Është koha për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe për sipërmarrjen që të ketë në dispozicion forca pune që i paguan në mënyrë dinjitoze, por që njëkohësisht merr mbrapsht performancën dinjitoze sipas vendit të punës”, - u shpreh kryeministri Rama. (Elona)