Ekspertja e OKB-së për të drejtat e njeriut beson se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë
2024-03-28 14:42:14

Okb per Izraelin (Foto Atsh)

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, prezantoi raportin e saj përpara vendeve anëtare të OKB-së në Gjenevë, duke thënë se beson se Izraeli ka kryer akte gjenocidi në Gaza, shkruan “BBC”, citon “ATSH”. Por, Izraeli tashmë i ka hedhur poshtë gjetjet e saj.

Albanese tha se ka arsye të forta për të besuar se mund të jenë kryer krime të gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.

Izraeli prej vitesh është shprehur i pakënaqur nga axhenda e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili i kushton një vëmendje të veçante shqyrtimit të situatës në Palestinë dhe territoreve të tjera të pushtuara arabe.

Pika e rendit të ditës nuk është miratuar nga vetë OKB-ja, por nga vendet anëtare të OKB-së, disa dekada më parë. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka një kontroll të përhershëm dhe Izraeli e sheh atë si diskriminues dhe që synon delegjitimimin e Izraelit. Por shumë vende, veçanërisht ato në Lindjen e Mesme, argumentojnë se situata, në mungesë të vetëvendosjes për palestinezët përmes një zgjidhjeje me dy shtete, kërkon një hetim të vazhdueshëm sidomos tani që ekziston një konflikt tjetër. (Elona)