Xi theksoi formimin e mëtejshëm të një modeli të ri të zhvillimit në pjesën perëndimore të Kinës
2024-04-24 16:44:59

Foto:Xinhua

Xi Jinping drejton seminar në Chongqing, 23 prill 2024(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping, drejtoi të mërkurën në Chongqing një simpozium mbi promovimin e zhvillimit të pjesës perëndimore të Kinës në epokën e re, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ai theksoi se pjesa perëndimore luan një rol të rëndësishëm në reformën, zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. Është e nevojshme të zbatohen në mënyrë konsistente politikat dhe masat e Komitetit Qendror të Partisë për të nxitur zhvillimin e pjesës perëndimore, për të formuar më tej një model të ri mbrojtjeje dhe hapje në shkallë të gjerë dhe zhvillim me cilësi të lartë, për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme, për të rritur aftësinë e zhvillimit të vazhdueshëm, dhe të përpiqemi të shkruajmë një kapitull të ri për zhvillimin e pjesës perëndimore në ndërtimin e modernizimit të stilit kinez.

Të pranishëm në simpozium ishin kryeministri i vendit Li Qiang, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë dhe të qeverisë kineze.

Foto:Xinhua

Presidenti Xi Jinping në inspektim në Chongqing, 22 prill 2024(Foto:Xinhua)

Nga 22 deri më 23 prill, Xi Jinping, bëri inspektim në qytetin Chongqing.

Ai vizitoi me radhë Parkun Ndërkombëtar të Logjistikës, Komunitetin e Fshatit Minzhu të Rrugës Xiejiawan në Jiulongpo dhe Qendrën e Operacionit dhe Qeverisjes Dixhitale, për të mësuar rreth përshpejtimit të ndërtimit të Korridorit të Ri Tokë-Det në pjesën perëndimore të Kinës, zbatimin e rinovimit urban, sigurimin e përmirësimit të jetesës së njerëzve dhe modernizimin e nivelit të qeverisjes urbane etj.