Ministri Mete: Në qershor, masa lehtësuese për tatimin e pagave
2024-03-28 17:39:42

Ervin Mete (Foto Balkanweb)

Ervin Mete (Foto Balkanweb)

Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Ervin Mete, në forumin e drejtorëve ekzekutivë të Dhomës Amerikane të Biznesit.

Ministri Mete u shpreh se ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022, citon “ATSH”. Investimet e huaja, po ashtu, arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro.

Ministri i Financave tha po ashtu se edhe detyrimet e prapambetura zbritën në nivelin më të ulët dhe se në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset. (Elona)