Eurostat: Malta kryeson normat e emigracionit në BE për vitin 2022
2024-03-28 14:55:23

Emigrantet (Foto Timesofmalta)

Malta kishte shkallën më të lartë të emigrantëve në Bashkimin Europian (BE) në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat-i të mërkurën, cituar nga “Xinhua”.

Të dhënat zbuluan se 5.1 milionë njerëz emigruan në BE nga vende joanëtare të BE-së, ndërsa një milion emigruan nga BE-ja në destinacione jashtë bllokut në vitin në shqyrtim.

Fluksi i emigrantëve nga vendet joanëtare të BE-së u dyfishua në krahasim me 2.4 milionë të vlerësuar në vitin 2021, ndërsa numri i banorëve të BE-së që emigruan jashtë Unionit mbeti i qëndrueshëm, sipas Zyrës Statistikore të BE-së. Malta regjistroi shkallën më të lartë të emigracionit në vitin 2022 me 66 emigrantë për 1000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu (48) dhe Estonia (37). Ndërkohë, Sllovakia regjistroi shkallën më të ulët të emigracionit me një emigrant për 1000 banorë, e ndjekur nga Bullgaria dhe Franca, të dyja me nga gjashtë emigrantë për 1000 banorë.

Në vitin 2022, BE-ja në tërësi pati rreth 11 emigrantë nga vendet joanëtare të BE-së për 1000 banorë. (Elona)