Raporti: Varfëria e fëmijëve në Gjermani arrin rekord të lartë
2024-03-28 15:30:38

Fëmijë - Gjermani (Foto Balkan web)

Fëmijë - Gjermani (Foto Balkan web)

Varfëria e fëmijëve në Gjermani ka arritur një rekord të lartë. Në vitin 2022, një në pesë fëmijë ishte i prekur nga varfëria, sipas një shoqate gjermane e mirëqenies, citon “Xinhua”.

Rreth 14.2 milionë njerëz në ekonominë më të madhe të Europës jetojnë në varfëri, tha shoqata Paritaetische Gesamtverband në një raport. Prindërit e vetëm, familjet e mëdha dhe personat me pak kualifikime arsimore ose pa shtetësi gjermane janë goditur më rëndë.

“Varfëria në Gjermani mbeti në një nivel shumë të lartë në vitin 2022”,- tha Ulrich Schneider, drejtor menaxhues i shoqatës. Krahasuar me një vit më parë, numri ishte pak më i ulët, por gjithsesi 1 milion më i lartë se para pandemisë Covid 19 dhe krizës energjetike.

Që nga viti 2006 ka pasur një trend pothuajse të pandërprerë të thellimit të vazhdueshëm të varfërisë, tha Schneider.

Mes recesionit në fund të vitit 2023, pothuajse 2.64 milionë njerëz në Gjermani ishin të papunë, 183,000 më shumë se një vit më parë. “Ekonomia e dobët nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”,- tha Andrea Nahles, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit.

Gjatë dy viteve të fundit, qeveria gjermane ka kundërshtuar rritjen e mprehtë të çmimeve të konsumit me masa të gjera lehtësimi, të tilla si ulja e taksave dhe kufizimet e çmimeve të energjisë. (Elona)