Hapen aplikimet për fondet në bujqësi, 32 milionë euro në dispozicion
2024-03-28 17:54:20

Bujqësi (Foto RTSH)

Bujqësi (Foto RTSH)

Nga e mërkura kanë nisur aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024. Në dispozicion të fermerëve do të jenë 32 milionë euro, të cilat do të shkojnë për mbështetjen e tyre.

Në total janë 8 masa që do të financohen, bën të ditur “RTSH”. Në to përfshihet mbështetja për tufën bazë të matrikuluar, lopë, dele dhe dhi; mbarështimi i bletarisë; mbështetje për fara, fidanë dhe impute të tjera; mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore; mbështetje për fermat organike; certifikimi Global GAP; si dhe mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.

Këtë vit i është dhënë më shumë përparësi bashkimit të fermerëve, duke u mundësuar financim 100 për qind, ndërsa për aplikantët individualë do të ketë ndarje proporcionale të fondit të mbetur si dhe në një tavan të caktuar, mbështetja përgjysmohet. (Elona)