Rikthehen sulmet militante në Greqi, policia arreston disa persona
2024-03-27 11:40:38

Policia greke (Foto Panorama)

Policia greke (Foto Panorama)

Njësia Antiterrorizëm e Policisë greke ka kryer bastisje dhe arrestime të martën në lidhje me sulmet nga militantët e ekstremit të majtë, përfshirë një bombë dërguar me postë te një gjyqtar i lartë.

Policia greke, përmes një deklarate, ka bërë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar armë zjarri dhe eksplozivë dhe se gjashtë persona u arrestuan në kryeqytet.

Katër persona, që tashmë janë në burg, dyshohen se janë të përfshirë, shkruan “Panorama”.

Dhjetë të dyshuarit akuzohen se janë pjesë e një organizate terroriste, për tentativë vrasjeje dhe për shkelje të ligjit për armët.

Sulmet kishin dëmtuar ndërtesa dhe automjete, por nuk kishte njerëz të lënduar. Greqia për dekada ka vuajtur nga dhuna e militantëve të krahut të majtë, duke nisur nga bombardimet dhe vrasjet te sulmet e vogla me zjarr.

Policia bëri të ditur se të dyshuarit besohet se ishin të përfshirë edhe në katër sulme të tjera me bomba të vogla në Athinë dhe Larisa. (Elona)