Digjitalizohen rreth 60% e regjistrave të tokës bujqësore në Shqipëri
2024-03-27 17:32:22

Toka bujqësore  (Foto ATSH)

Regjistrat e tokës bujqësore në Shqipëri janë digjitalizuar në masën 60%, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

MBZHR-ja bën të ditur se paralelisht me regjistrimin është krijuar dhe Sistemi i Informacionit për Tokën për të paktën 448.541 ha ose 65.2% të totalit të tokës bujqësore në shkallë vendi, citon “ATSH”.

Programi “Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës” ka si synim edhe digjitalizimin.

Gjatë vitit 2023 janë digjitalizuar rreth 15.000 ha tokë bujqësore në njësitë administrative Qukës të qarkut Elbasan, Hekal të qarkut Fier, Fajzë të qarkut të Kukësit, Helmës të qarkut të Tiranës, Blinisht dhe Zejmen të qarkut të Lezhës. (Elona)