Banka Botërore, raport të ri për klimën dhe zhvillimin në Shqipëri
2024-03-27 11:28:39

Tryeza e BB (Foto ATSH)

Tryeza e BB (Foto ATSH)

Banka Botërore po përgatit një raport të ri për klimën dhe zhvillimin në Shqipëri. Gjetjet e draftraportit u prezantuan në Tiranë, në një takim konsultativ me përfaqësues të qeverisë, Parlamentit, sektorit privat, akademisë e shoqërisë civile.

“Përmes këtij raporti analizohet, nga njëra anë, kontributi i Shqipërisë në uljen e ndotjes dhe, nga ana tjetër, përcaktohet çfarë i nevojitet vendit për të qenë i përgatitur për përballimin e pasojave që vijnë nga ndryshimet klimatike, të tilla si përmbytjet, thatësirat apo zjarret”,- tha menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, citon “ATSH”.

Të dhënat e raportit që po përgatitet tregojnë se si zbutja e ndikimeve klimatike dhe përshtatja mund të sjellin përfitime të konsiderueshme nga shmangia në kohë e humbjeve dhe dëmeve socio-ekonomike. (Elona)