Shqipëria në krye të SEEBRIG, kontribuese e paqes dhe sigurisë në rajon e përtej
2024-03-27 14:57:29

Ushtria shqiptare (Foto ATSH)

Ushtria shqiptare (Foto ATSH)

Prej muajit gusht 2023, Shqipëria drejton Brigadën e Europës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM).

Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri, sqaroi se SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak, u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse, shkruan “ATSH”.

Kjo nismë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Kjo është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas gjeneral brigade Bilbil Bitrit, përveçse detyrim kjo është një mundësi për të treguar frymën e bashkëpunimit rajonal dhe për të kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit. (Elona)