Investimet e huaja arrijnë vlerën e 1.49 miliardë eurove
2024-03-27 14:23:45

Investimet e huaja (Foto Konica.al)

Investimet e huaja (Foto Konica.al)

Banka e Shqipërisë bën të ditur se vlera e investimeve të huaja në vitin 2023 shënoi shifrën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Për tremujorin e katërt të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 402 milionë euro, me rritje vjetore prej 3.6%, përcjell “ATSH”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 26%.

Më pas renditet sektori i ndërmjetësimit financiar në masën 17%, vijon sektori i hidrokarbureve në masën 16%, sektori i energjetikës në masën 10%, si dhe komunikacionit në masën 4%. (Elona)