Shqipëria përfshihet nga moti i keq gjatë javës, me reshje shiu e dëbore
2024-03-26 15:58:00

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave do të mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, njofton “Panorama”.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Deri të enjten nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatare në relievet malore në veri dhe verilindje-juglindje të vendit.

Në lartësitë mbi 750 metra, në Kukës, ka patur dëborë me trashësi që varion nga 10 deri 20 cm. (Fatosi)