Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senatin e ShBA-së
2024-03-26 20:37:43

foto: VCG

foto: VCG

Zyra e Senatorit të ShBA-së thotë se ka marrë rreth 1000 telefonata në lidhje me platformën e rrjeteve sociale ‘TikTok’, që kur Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin në mars për të ndaluar aplikacionin popullor nëse pronari i tij me bazë në Kinë nuk shet aksionet e tij në ShBA. 

‘TikTok-u’ u ka kërkuar përdoruesve të tij, shumë prej të cilëve të rinj, të telefonojnë përfaqësuesit e tyre për të kundërshtuar miratimin e projektligjit. “Qeveria do të ndalojë platformën që ju dhe miliona amerikanë të tjerë e doni”, thoshte një mesazh nga kompania që shfaqet kur përdoruesit hapën aplikacionin. Fushata e gjerë e lobimit të ‘TikTokut’ është përpjekja e fundit e industrisë së teknologjisë për të shmangur çdo ligj të ri dhe është një luftë që industria zakonisht e fiton. 

foto: VCG

foto: VCG

“Është pothuajse e turpshme” thotë Kryetari i Komitetit të Inteligjencës të Senatit, demokrati nga Virxhinia Mark Warner, ish dfrejtor ekzekutiv nga sektori i teknologjisë, i cili gjithashtu po mbështet projektligjin për ‘TikTok-un’ dhe është përpjekur prej kohësh të nxisë kolegët e tij të marrin masa rregulluese ndaj këtij sektori. Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kaloi me shumicë dërrmuese 362-65 këtë muaj. Por projektligji tani është duke u përballur me pengesa në Senat, ku ka pak dakortësi për mënyrën më të mirë për t’u siguruar që Kina të mos ketë qasje në të dhënat private të 170 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit ose të ndikojë te ata nëpërmjet algoritmeve të saj. 

Disa ligjvënës janë të shqetësuar se bllokimi i ‘TikTok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit. 

foto: VCG

foto: VCG

Por zoti Warner thotë se “debati është zhvendosur” nga diskutimi për një ndalim të plotë një vit më parë, tek projekt-ligji i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili nuk do të bënte ndalim të plotë të ‘TikTok-ut’, por do të detyronte atë, që është tërësisht në pronësi të firmës kineze të teknologjisë “ByteDance Ltd.”, të shesë aksionet e saj në Amerikë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë.