Kampus i ri për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetin e Arkitekturës në vitin 2026
2024-03-26 12:18:03

Fakulteti i inxhinierise (Foto Gjirafa.biz)

Në fillim të vitit 2026, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës do të studojnë në kampusin e ri, njofton “RTSH”.

Korpusi i ri i dy fakulteteve që janë duke u ndërtuar, do të pajisen me sallat e leksioneve, laboratorët, bibliotekat dhe hapësirat rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik dhe me standardet më moderne.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, deklaroi se për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastrukturës së arsimit të lartë për të rritur standardet e edukimit në sistemin universitar në vend është 1.5 miliardë lekë.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës po rindërtohen duke i zënë vendin objektit ekzistues të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019. (Fatosi)