Policia e Durrësit ndalon 6 të rinj për armëmbatje pa leje
2024-03-26 12:30:05

Policia ne Durres (Foto Sotnews)

Policia e Durrësit ka prangosur 6 të rinj të cilët mbanin kallashnikov pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës për të postuar video në rrjetet sociale, njofton “Panorama”.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.

Operacioni i koduar mbante emrin “Sundimi i ligjit”. Aksioni doli me sukses nga hetimet policore dhe monitorimi i vazhdueshëm në rrjetet sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri gjatë natës. (Fatosi)