Dronët rusë godasin infrastrukturën e energjisë në Ukrainën jugore
2024-03-26 17:16:28

Ukraina (Foto Oranews)

Ukraina (Foto Oranews)

Dronët ajrorë rusë goditën rrjetin elektrik të Ukrainës në rajonet e Odesës dhe Mykolaiv në jug të vendit, njoftoi ushtria ukrainase, bën të ditur “ATSH”.

Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhën në disa pjesë të Odesës dhe në brendësi të saj. Autoritetet e qytetit thanë se u detyruan të ndalonin shërbimet e tramvajit dhe autobusave elektrike. Nuk janë raportuar viktima.

Autoritetet ushtarake raportuan se mbetjet e një droni goditën një ndërtesë banimi dykatëshe në rajon, duke e djegur atë dhe duke plagosur 11 persona.

Forcat ruse kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike të Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Kharkivi në verilindje është goditur keq.

“Riparimi i rrjetit do të zgjaste rreth një javë”, tha kreu i “Ukrenergo” Volodymyr Kudrytskyi për televizionin kombëtar. (Fatosi)