Gjuha shqipe, e dyta më e folur në Zvicër
2024-03-26 15:32:51

Shqiptaret ne Zvicer (Foto Balkanweb)

Shqiptaret ne Zvicer (Foto Balkanweb)

Një prej mësuesve që punojnë në një shkollë shqipe në Zvicër deklaroi se gjuha shqipe është renditur e dyta në këtë vend, që flitet më shumë pas anglishtes, shkruan “RTSH”.

Sipas statistikave, rreth 3.4% e qytetarëve në Zvicër flasin shqip. Qytetet ku flitet më shumë shqip janë Zyrihu dhe Gjeneva.

Referuar statistikave, janë 300 mijë rezidentë shqiptarë ne Zvicër dhe mund të arrijmë në 500 mijë nëse përfshijnë edhe personat pa dokumentacion.

Në kombëtaren zvicerane kanë luajtur 6 shqiptarë dhe kryesisht shqiptarët janë të fokusuar në të gjithë sektorët. (Fatosi)