Dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin terrorist në Moskë
2024-03-26 14:25:59

CFP

CFP

Katër të dyshuarit si përgjegjës për sulmin tragjik që u mori jetën 137 personave, kanë dalë para gjykatës në Moskë, njofton “RTSH”.

Katër nga 11 të ndaluarit për sulmin e në sallën e koncerteve “Crocus City” më 23 mars u dënuan me dy muaj paraburgim.

Të pandehurit u paraqitën në gjykatë me shenja në fytyrë, ndërsa një prej tyre, ai i cili dyshohet se ka filmuar skenën, u dërgua në gjykatë me karrocë me rrota.

Secili nga katër të pandehurit akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, që sipas Kodit Penal rus, dënohet me burgim të përjetshëm.

CFP

CFP

Shteti Islamik mori përispër sulmin dhe postoi prova me video.

Incidenti pranë Moskës është sulmi më vdekjeprurës i pretenduar nga IS në tokën evropiane dhe sulmi më vdekjeprurës nga ndonjë grup në Rusi që nga rrethimi i Beslanit në vitin 2004.

Rusia mbajti një ditë zie mbarëkombëtare më 24 mars për sulmin më të rëndë terrorist në tokën e vendit në dy dekada, ndërsa numri zyrtar i të plagosurve u rrit në 154, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mijëra njerëz me lule në duar, kryen homazhe në Bashkinë e Crocus në Krasnogorsk, jashtë Moskës.

CFP

CFP

Ambasadat e huaja në Moskë kanë shprehur gjithashtu solidaritetin e tyre me viktimat e sulmit terrorist. Flamujt u ulën në gjysmështizë në Ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Holandës. (Fatosi)